1. Social Media Manager

ZIVIA po zgjerohet dhe kërkon një Social Media Manager kreativ, energjik dhe të aftë të ndërtojë prezencën tonë online ne nivel profesional!

Detyrat kryesore

Menaxhimi i faqeve në Facebook, Instagram, TikTok.

Krijimi i postimeve ditore (foto, video, reels, story, tekste).

Planifikimi i kalendarit mujor të përmbajtjes.

Komunikim me klientët në DM & komente.

Kualifikimet

Eksperiencë në menaxhimin e rrjeteve sociale (min. 1 vit).

Njohuri të trendeve të Reels, TikTok dhe strategjive të rritjes.

Aftësi të mira në editim video/foto (CapCut, Canva, etj.).

Aftësi për të menaxhuar disa detyra njëkohësisht.

Kreativitet dhe sy për detaje.

Çfarë ofrojme?

Ambient pune komod

Mundësi rritjeje profesionale.

Pjesë e një brandi në rritje të shpejtë në tregun shqiptar.

Orari i punes 09:00 - 15:30

Pagesa fillon nga 650 Euro + siguracione

Afati i fundit i aplikimeve: deri më 25 dhjetor 2025

Apliko këtu

2. Menaxher marketingu dhe As.Menaxher

ZIVIA kërkon 2 persona energjikë dhe komunikues që të jenë përgjegjes në ndërtimin e marrëdhënieve me furnitoret, specifikisht: Menaxher marketingu dhe As. menaxher marketingu

Çfarë do të bësh?

Do të kontaktosh biznese dhe do të shpjegosh përfitimet e bashkepunimit

Do të negociosh termat e bashkëpunimit

Do të na sjellësh furnitorë të interesuar per bashkepunim.

Çfarë ofrojmë?

Pagese për çdo furnitor që pranon bashkëpunimin

Komision nga fitimi mujor i kompanise

Bonuse shtesë kur arrihen objektivat mujore

Orar 100% i fleksibël

Trajnim të shpejtë mbi mënyrën si funksionojme

Titull pune + mundësi rritjeje në strukturën e ekipit

Kush është kandidati ideal?

Komunikues, i sjellshëm dhe i organizuar

I besueshëm dhe i aftë të menaxhojë negociata të thjeshta

Për të aplikuar, kliko më poshtë butonin "Apliko këtu".

Apliko këtu